Gramozi bën kthesën ndaj Delvinës, trajneri Qirjako: Arritëm synimin që kishim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 22:08

Gramozi bën kthesën ndaj Delvinës, trajneri Qirjako: Arritëm synimin që kishim

Gramozi gjeti rrugën e kthesës në shtëpi, duke mposhtur Delvinën. Pas humbjes në start, skuadra reagoi. Jo vetëm mori pikët, por edhe bindi në lojë. Është pikërisht kjo që i jep shpresë edhe Ilir Qirjakos, që nuk i ka kursyer as elozhet për të tijtë.

Gramozi2

“Ndihem vërtet i kënaqur me grintën dhe lojën që ekipi shfaqi me Delvinën. Ata jo vetëm bënë më të mirën e tyre, por edhe realizuan synimin që i kishin vënë vetes. Ekipi po tregon rritje dhe kjo më jep shpresë për vazhdimësinë”, tha mes të tjerash trajneri i kolonjarëve për “Panorama Sport”.

KOÇO LILO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"