“Gradohet” Gjimshiti, por Benevento insiston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 11:32

“Gradohet” Gjimshiti, por Benevento insiston

Kaldara dhe Spiancola lanë Atalantën për Juventusin këtë sezon. Në këtë mënyrë, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u vendos që të mos largohej më në huazim. Mirëpo, dëmtimi së fundmi i Marko Varnier ka bërë që Atalanta të vihet në kërkim të një mbrojtësi. Vështirësia për shërbimet e Kevin Bonifazi ka bërë që shqiptari të llogaritet për të qëndruar.

gjimshiti benevento

Gjithashtu, skuadra e Beneventos kërkon që ta rikthejë në skuadër dhe në këtë moment Atalanta duhet të vendosë nëse shqiptari do të përdoret për të marrë Enriko Brinjolën, që vlerësohet rreth 8 milionë euro. “Calcioatalanta” bën me dije se momentalisht shqiptari shihet me prioritet nga klubi që do ta mbajë në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"