Goli “makth” për Atsinën, Vllaznia fiton “derbin” e mbijetesës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 15:38

Goli “makth” për Atsinën, Vllaznia fiton “derbin” e mbijetesës (Video)

Vllaznia arriti të mposhte Lushnjën me rezultatin 2-1, në takimin e prapambetur të javës së 10 të Kategorisë Superiore. Një fitore oksigjeni për skuadrën e Ernest Gjokës, pas një përiudhe 2 mujore.

Vllazniaft

 

Kuqeblutë e panë veten shumë shpejt në avantazh, ku kapiteni Gilman Lika, pas një asisti të shkëlqyer të Edon Hasanit, i vetëm me portierin Spaho e dërgoi topin në rrjetë duke kaluar të tijët në avantazh. Në minutën e 27-të shkodranët dyfishijonë rezultatin me mbrojtësin Olsi Gocaj, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Vllaznia2

Lushnja provon të rihapë takimin në minutën e 59-të me Agim Meton, i cili nga goditja e dënimit përshëndeti rrjetën. Vllaznia provoi të gjente golin e qetësisë, ku rastet e shpërdoruara nga Atsina ishin pafund. I pafat sulmuesi ganez.

Lushnjagol

Me fitoren e sotme Vllaznia u ngjit në vendin e 8-të në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Luftëtari i vendit të nëntë. Ndërkoh Lushnja mbyll tabelën e renditjes me 5 pikë në 11 ndeshje.

Vllaznia

 

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Vllaznia-Lushnja 2-1.

90′ Gilman Lika hedh një kros në zonë për Atsinën, por këtë të fundit goli në këtë sfidë është një mallkim. 5 metra larg portës e ka dërguar topin në duart e Spahos.

83′ Tjetër mundësi shënimi për sulmuesin ganez, Atsina, i cili është treguar egoist përball portierit Spaho duke mos pasuar për Gilman Likën.

73′ E pabesueshme çfarë ka humbur sulmuesi Çarls Atsina, ku i vetë me portierin Spaho vonohet duke i dhënë mundësinë lushnjarit ta devijojë topin në goditje nga këndi.

 

63′ Mundësia e tretë në këtë ndeshje për Eraldo Çinarin, me portë të boshatisur, mesfushori e ka dërguar topin jashtë kuadratit, pas asistit të marrë nga Gilman Lika.


58′ GOOL Lushnja 2-1. Agim Meto gjuan saktë nga goditja e dënimit duke rihapur takimin. 

46′ Ka startuar pjesa e dytë. Të dy skuadrat kanë bërë nga një zëvendësim. Edon Hasani ka mbetur në dhomat e zhveshjes për t’i lënë vendin Bardullës, ndërsa trajneri Dedja ka larguar Alushin duke hedhur në fushë Taullaun.

Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia-Lushnja 2-0.

38′ Edon Hasani hedh një top në qendër për Çinarin, ky i fundit gjuan me kokër, por topi përfundon mbi kuadrat.

35′ Një tjetër mundësi shënimi për Vllazninë. Eraldo Çinari i vetëm përballë Spahos, ka gabuar në momentin e fundit duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

 

26′ GOOL VLLAZNIA 2-0. Kristi Marku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Atsinës, për gjyqtarin ka penallti. Gjuan Olsi Gocaj, topi përfundon në rrjetë. 

16′ Mundësi e shkëlqyer e Lushnjës për të barazuar rezultatin, Sefa i vetëm përball Selimajt ka goditur me kokë, portieri shkodran ka bërë mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurt.

5′ GOOL Vllaznia 1-0. Edon Hasani jep një asist për Gilman Likën, i cili me qetësi i gjendur përballë portierit Spaho e ka dërguar topin në rrjetë. 

4′ Vllaznia jep sinjalin e parë në portën e Lushnjës, sulmuesi Atsina nuk kordinohet siç duhet në hyrje të zonës.

1′ Ka filluar takimi.

Vllaznia-Lushnja  2-1

Lika 5′ , Gocaj 26′ (p)

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Hasani, (Bardulla 46′), Tafili, Vucaj, Çinari, (Hajdari 73′), Lika, Atsina.

Trajner: E.Gjoka.

Lushnja: Spaho, Prençi, Marku, Meto, Gava, Ruço, Papa, Pepa, (Magani 77′), Alushi, (Taullau 46′), Canka, Sefa,

Trajner: H.Dedja

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

KV: Marku 24′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"