“Goli i parë do anulohej po të kishte VAR”, Silvinjo: Ja çfarë më mërziti më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:41

“Goli i parë do anulohej po të kishte VAR”, Silvinjo: Ja çfarë më mërziti më shumë

Trajneri Silvinjo u shpreh tepër i zhgënjyer pas humbjes 0-3 ndaj Kilit në miqësoren e zhvilluar në Parma. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e TV Klan pas ndeshjes, Silvinjo deklaroi:  

WhatsApp Image 2024-03-22 at 23.35.07

“Futbolli kështu është edhe fitohet edhe humbet. Ne kemi fituar me Çekinë 3-0, sot u mërzita shumë për golat e dytë dhe të tretë që erdhën në minutat e fundit.  

Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili dhe Suedi janë të dyja të forta me lojtarë që janë mësuar të luajnë në Botëror dhe Europiani. 3 gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një kompeticion shumë të rëndësishëm përpara.  

Në 25 minuta nuk bëmë aspak mirë, na mungoi intesiteti. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intesitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë.  

Do ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 0-3 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet rritëm për të shkuar në Europian me mënyrën e duhur”, u shpreh Silvinjo. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"