“Goli i Kazakistanit gabim i Berishës”, Alban Bushi: Duam kualifikimin! Vendin e tretë me Shpresat, nuk e quaj histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 0:13

“Goli i Kazakistanit gabim i Berishës”, Alban Bushi: Duam kualifikimin! Vendin e tretë me Shpresat, nuk e quaj histori

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, ndodhet në karantinë, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus. “Loku” nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjen e ditës së martë ndaj Anglisë, teksa 21-vjeçarët do të drejtohen nga Xhemal Mustedanagiç.

bushi

Në një lidhje për “Procesin Sportiv”, Bushi bëri një analizë të ecurisë të Kombëtares A si dhe Shpresave, duke u shprehur:

“Jam shumë mirë, përveç se tamponit që doli pozitiv asnjë tjetër. Shpresoja të dilte negative. Kombëtarja ka kohë që më duket mirë. Reja nuk e ka bërë akoma ekipin siç e do ai. Në këtë kohë pandemie është e vështirë të bësh formacionin që do.

E ardhmja është në duar të sigurta nuk ka dyshim. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë ndeshja e djeshme, si luajti ekipi. Mund ta thellonim akoma më shumë rezultatin.

Goli i Kazikastanit ishte patjetër një gabim i portierit. Gjëra që ndodhin në futboll, nuk është çudi e madhe. Nëse nuk do të bëhet ai gol, ata do të dorëzoheshin. Dua ta përgëzoj trajnerin i cili po insiston duke futur lojtarë të rinj, që asnjë trajner nuk e ka bërë më parë. Shqipëria do të ketë një ekip shumë të fortë në të ardhmen, që jo vetëm do kualifikohet në Europian, por do të bëjë paraqitje tepër bindëse.

Pa të vjetër nuk ka të rinj. Në qoftë se janë në formë, bujrum të vijnë të lozin me Kombëtaren. Konkurrenca iu ka bërë mirë të vjetërve. Ne s’kemi një ekip fiks. Nuk është faji i trajnerit. Dikush nuk vjen prej pandemisë, dikush i dëmtuar. Gjithsesi ai e ka ekipin e tij në kokë, e ka skemën e tij. Liga e Kombeve shërben si testim për Europianin, shpresojmë që atëherë pandemia të ketë ikur dhe të ketë një ekip stabël.

Vendin e tretë me Shpresat, nuk e quaj histori. Ne duam të kualifikohemi, të arrijmë diçka. Të gjithë mundësitë i kemi për të marrë një rezultat pozitiv me Anglinë. Janë ekip i brishtë, duhet të bëjmë maksimumin. Le të shpresojmë. Gjatë gjithë kohës kam komunikuar online. Thjesht duhet të kemi besim dhe kaq. Kanë bërë një sezon shumë të mirë, duke pasur probleme dhe lojtarë të rinj në dispozicion. Çdo ndeshje Kombëtarja A ka marrë lojtarë nga Shpresa. Kam shumë besim se do të bëhen.

Unë e kam me shumë qejf këtë profesion, do vazhdoj ta bëj me shumë pasion. Ndihem shumë mirë. Shpresoj që në të ardhmen ta rris akoma nivelin tim si trajner”, u shpreh Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"