Goli i Bakajt ndaj Luftëtarit, ftesë për në funeralin e “fair play”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2017 | 13:32

Goli i Bakajt ndaj Luftëtarit, ftesë për në funeralin e “fair play”

GËZIM SINEMATI

 

Gezim SinematiQë ne jemi vrasësit e lumtur të lojës së ndershme apo “fair play”, goli i parë i Bakajt në portën e Luftëtarit vlen si një provë flagrante. Skena e golit nuk mund të imagjinohet në një vend tjetër të Europës, ku me siguri do të tundeshin themelet morale të një loje, të cilën e vdesim për hir të pikëve. Po çfarë mrekullie ndodhi këtë herë?

bakaj

Ka fryrë një bilbil në stadiumin e Gjirokastrës, mu në zemër të ndeshjes, por s’paska qenë i arbitrit, ndërsa në fushë futbollisti gjirokastrit ka ndërprerë lojën, duke e lënë topin pa zot dhe Bakaj, i lindur për këto raste, e dërgon topin në rrjetë pa e vrarë mendjen për shëndetin e golit. Aq sa shumëkush mund të thotë se në koleksionin e golave të tij që kanë gjenin e talentit, ky do të kujtohet si goli më pa lavdi.

Por nuk mjafton kaq, sulmuesi zbulon se golin e mëkatit e paska bërë me një asist të arbitrit Andi Koçi që, në atë moment hileqar, kur aksioni është paralizuar nga bilbili, i paska thënë: “Vazhdo, vazhdo!”. Po deri ku do të vazhdojmë duke e përdhosur “biblën”… rregulloren e futbollit? Në të thuhet qartë se loja ndërpritet kur dikush e jo arbitri i fryn bilbilit, ndërsa loja fillon me top të diskutueshëm.

Por, është ndryshe në letër dhe ndryshe në fushë, ku shpesh dëgjojmë bilbila që vijnë edhe nga tribuna… Kur topi që goditi Bakaj po shkonte “krenar” drejt portës së gjirokastritëve, na u kujtua episodi me atë videon që bëri bujë disa javë më parë. Një fëmijë shënoi gol duke dribluar kundërshtarin, pa e ditur se dikush ishte dëmtuar në fushë dhe po kërkonte ndihmë. Jo vetëm që nuk mori urime, por trajneri dhe disa nga shokët e qortuan për gjestin.

Kurse Elis Bakajn disa nga shokët e përqafuan, ndërsa trajneri Milinkoviç dukej si dora jonë kur spërdridhej para pyetjes thumbuese: nëse do të ishit ju futbollist, do ta shënonit këtë gol? Si për ironi, trajneri, që pak kohë më parë qyteti i Gjirokastrës e shpalli “Njeriun e Vitit” apo Superliga e nderoi si një mjeshtër zanati, të paktën të kishte thënë: “Mos na e quani atë gol, vlejnë vetëm dy golat e tjerë…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"