Goleadorët e huaj/ Francezët “bëjnë ligjin”, por ja kush janë “mbretërit” e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 20:36

Goleadorët e huaj/ Francezët “bëjnë ligjin”, por ja kush janë “mbretërit” e vërtetë

Bundesliga njihet gjerësisht për futbollin ofensiv dhe mbrojtjet “tolerante” në parandalimin e goditjeve finale në kuadrat. Futbollistët francezë janë të preferuarit e ekipeve në ligën gjermane. Bajerni mund të cilësohet më te drejtë si “mentori” i promovimit jo vetëm në arenë vendëse, por edhe atë europiane, me emra të rëndë si Koman, Pavar apo Upamekano.

kolo muani

Por në sezonin aktual protagonistët e vërtetë, që mbajnë lart flamurin transalpin në spektrin e golave, djersijnë fanella të tjera. Randall Kolo Muani gjendet në krye me 14 gola nga nënshtetësia franceze, duke lënë pas Nkunkun e Lajpcigut e Turamin e M’Gladbahut.

Kuota totale e rrjetave të finalizuar nga “gjelat”, që aktivizohen në kampionatin gjerman janë 109, e që qëndrojnë të dytët në të gjithë historinë e kampionatit në fjalë me kombësi të huaj. Brazilianët në periudhën 2001-2002 e ruajnë me fanatizëm “kurorën” me 125 konkretizime brenda një viti. Java e 34-t do t’u dhurojë mundësinë futbollistëve trikolorë të rrisin kuotën, ku i nevojiten të paktën 14 gola të barazojnë rekordin e “valltarëve”, brazilianë.

kombesite e huaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"