Gol pas 115 ditësh, Vlahoviç: Falenderoj Di Marian pasi më lejoi goditjen e penalltisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 8:42

Gol pas 115 ditësh, Vlahoviç: Falenderoj Di Marian pasi më lejoi goditjen e penalltisë…

Dushan Vlahoviç kishte nevojë për një gol, por në Salerno vijnë dy menjëherë dhe nuk kishte rikthim më të mirë për të. Sulmuesi serb rikthehet të festojë pas 115 ditësh mungesë, por edhe pas 10 muajsh që nuk realizonte në transfertë.

r0_0_800_600_w800_h600_fmax

Gjithsesi, ishte Angel di Maria që ia bëri më të lehtë mbrëmjen serbit, siç zbuloi vetë numri 9 bardhezi, pas ndeshjes.

Dushan, si është të shënosh pas 115 ditësh mungesë?

Për mua, pikësëpari është e rëndësishme që fituam ndeshjen, pas një situate shumë të vështirë. Këto tri pikë ishin me shumë vlerë për të reaguar pas një dënimi me të cilin po merret klubi, por ndërkohë për mua ishte gjithashtu e rëndësishme që të zhbllokohesha edhe pse nuk do ia kisha dalë pa ndihmën e skuadrës. Prandaj, falënderoj trajnerin Alegri dhe shokët që ma bënë më të lehtë këtë dopietë.

Shkuat dhe e morët vetë topin për atë penallti. Por më pas u kujtuat dhe i kërkuat Di Marias që ta godisnit. E donit kaq shumë një gol?

Po, sepse për një sulmues që qëndron gjatë, goli është një barrë shumë e rëndë, të cilën duhet ta heqësh nga shpatulla. Ne jetojmë për golin, por dua të falënderoj Di Marian, i cili ma lejoi goditjen e atij 11-metërshi. Tani më duhet vetëm që të gjej vazhdimësinë dhe të ndihmoj skuadrën, pasi kam bërë shumë mungesa deri tani.

Është Alegri vërtet një çekan?

Sigurisht që po. Ai e di më mirë se kushdo tjetër sesa ne mund të japim dhe kërkon që të mos lëshojmë as në momentin e 3-0. E dimë gjithashtu se çfarë momenti është për të gjithë ne, prandaj duhet të mësojmë që të qëndrojmë kompakt, të përqendruar, sidomos kur ndeshja nuk është zhbllokuar ende. Tani jemi në një fazë që nuk mund të dhurojmë më asgjë, nuk mund të gabojmë milimetrin dhe besoj se kjo do të jetë shtysa jonë për të dhënë diçka më shumë deri në fund. Të punojmë më fort, të jemi më të ashpër me rivalët.

Alegri tha se ju sheh më të lehtë dhe më dinamik. Ndiheni në 100 për qind të formës, pas kësaj pauze të gjatë?

Ndoshta po, ndonëse kjo ishte vetëm ndeshje e dytë dhe siç e thatë edhe ju… 115 ditë… Një pafundësi… Mendoj se kam ende nevojë për disa ndeshje të tjerë që të hyj në ritëm të plotë, por e rëndësishme është që tani nuk më pengon asgjë që të jap dhe të kërkoj të jap 100 për qind në fushë. Jam gjithmonë aty, në mes të aksionit për të ndihmuar skuadrën, ndonëse e di se mund të bëj edhe më shumë se kaq. Të gjithë mund të bëjmë më shumë se kaq, pasi ishim, jemi dhe mbeti Juventusi.

Penalizimi në renditje ju bashkoi më shumë si grup?

Realiteti ynë është ky tashmë, atë që tregon renditja aktuale. 26 pikët janë ato që duhet të mendojmë të shumojmë, pa menduar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nga beteja që kanë nisur drejtuesit e klubit. Ky është një moment jo i lumtur për të gjithë ne, drejtuesit dhe mbi të gjitha tifozët, prandaj le të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Sepse te Juventusi ka rëndësi vetëm fitorja dhe ne duhet ta çojmë përpara këtë trashëgimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"