Goditja për krahun e djathtë të mbrojtjes, Tirana nuk do paguajë për pagën e Toroshevskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 8:18

Goditja për krahun e djathtë të mbrojtjes, Tirana nuk do paguajë për pagën e Toroshevskit

Tirana ka firmosur për dy vite me maqedonasin Kristijan Troshevski. Lojtari do të marrë një rrogë shumë të mirë, por në fakt, Tirana nuk do të nxjerrë asgjë nga xhepi.

116873428_2647851202137652_5063516587896616673_o

Lojtari thjesht do të paguajë veten e tij. Themi kështu, sepse maqedonasi është futbollist i kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe klubi Tirana me afrimin e tij do të përfitojë edhe shumën që jep UEFA nga një lojtar i kombëtares.

Pak a shumë, një lojtar që luan në kombëtare përfiton rreth 50 mijë euro. Një shumë aty- aty me atë që do të paguhet lojtari. Thënë kështu, i bie që Tirana të ketë afruar një lojtar për të cilin do të shpenzojë pothuajse asgjë, pasi Troshevski do të paguajë vetë rrogën e tij te bardheblutë.

Troshevski është nga Maqedonia e Veriut, por në kampionatin shqiptar ai luan si lojtar vendës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"