Goditja me bërryl në finale, UEFA merr vendimin për Serxhio Ramosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 18:09

Goditja me bërryl në finale, UEFA merr vendimin për Serxhio Ramosin

Ditën e sotme, UEFA mori vendimin se ndaj Serxhio Ramosit nuk do të merret asnjë masë, për bërrylin që i dha portierit Karius, në finalen ndaj Liverpulit. Organi qeverisës i futbollit europian tha se rregulli disiplinor, që lejon hapjen e procedimit disiplinor për shkeljet e rënda, që nuk janë parë nga gjyqtarët, nuk vlen në këtë rast.

ramos

Kapiteni i Realit e goditi portierin Karius, kur rezultati ishte 0-0, dy minuta para se Benzema të shënonte edhe golin, që u fal nga gardiani i të kuqve.

ramos karius

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"