Godet Interi, Kondogbia vishet zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2015 | 10:40

Godet Interi, Kondogbia vishet zikaltër

kondogbiaParakalimet” e Interit dhe Milanit në ten tativën për të siguruar Xhefri Kondogbian si dhe “basti” që kanë vendosur zikaltrit mbi këtë lojtar (kanë paguar 35 milionë euro pa bonuse) nuk kanë shtangur vetëm banorët e Monte Karlos. Këta të fundit, të rritur mes kazinove dhe eventeve automobilistike, nuk e kanë pritur me shumë bujë këtë transferim. Por krejt ndryshe është përjetuar në Milano… Zanafilla – Milani, që prej ditësh diskutonte me Monakon për Kondogbian, nuk hodhi kurrë hapin vendimtar.

Nga kjo situatë përfituan drejtuesit e Interit, të cilët, pas telefonatës së Mançinit, dy net më parë fluturuan drejt Monte Karlos. Auzilio dhe Fasone (u takuan në principatë me përfaqësuesin e Milanit, Adriano Galiani dhe atë të fondit “Doyen”, Nelio Lukas) vazhduan tratativën e tyre duke i komunikuar ofertën Evansit (vëllai i Kondogbias), këshilltarit, Paolo Skiavone dhe drejtorit të përgjithshëm të Monakos, Harlod. Ndërsa përfaqësuesit e Milanit ia kishin bërë ofertën e tyre zëvendëspresidentit të Monakos, Vadim Vasiljev.

Sprinti final – Mëngjesi i djeshëm ishte deciziv në këtë tratativë. Milani parakaloi Interin duke i rritur pagën lojtarit, të cilit i ofruan 4 milionë euro në vit. Ky ishte dhe hapi i fundit i bërë nga “Djalli” në drejtim të 22-vjeçarit. Pak orë para mesditës, administratori i deleguar i Milanit u largua nga Monte Karlo. Por aty qëndruan dy emisarët e Interit. Auzilio dhe Fasone, pasi u njohën me ofertën e Milanit, kontaktuan me Erik Tohirin. Ky i fundit rekomandoi drejtorin sportiv dhe atë të përgjithshëm t’i ofronin Kondogbias një pagë edhe më të lartë sa ajo që i kishte dhënë Milani. Kështu, Interi, në orët e para të pasdites së djeshme, i komunikoi ofertën e duhur Xhefri Kondogbias. Shifrat – Ankandi që hapi Interi me Milanin për lojtarin i siguroi Monakos një shifër të lartë në këmbim të kartonit. Sipas “SKY”-t italian monegaskët do të përfitojnë nga Interi 35 milionë euro menjëherë dhe 3 milionë euro të tjerë në formë bonusesh. Ndërsa lojtari, i cili ka firmosur një kontratë 5- vjeçare, do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"