Gocaj: 5 pikë në 5 ndeshje janë pak, por loja jonë po vjen në rritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 17:45

Gocaj: 5 pikë në 5 ndeshje janë pak, por loja jonë po vjen në rritje

Olsi Gocaj priste fitoren ndaj Flamurtarit. Mbrojtësi i kuqebluve, në deklaratën e dhënë për gazetën pas ndeshjes, thekson se goli i pësuar ishte totalisht i evitueshëm.

oLSI gOCAJ

“Meritonim më shumë në këtë takim. Është gjë e mirë që arritëm të barazonim, megjithatë vetëm fitorja do të na rikthente buzëqeshjen. Ekipi i Flamurtarit na ndëshkoi nga gabimet tona. Në përgjithësi kemi bërë një takim të mirë.

Pesë pikë në pesë ndeshje janë pak, megjithatë loja jonë është në rritje e duhet besuar te vazhdimësia e kësaj skuadre. Kemi një tjetër takim të vështirë e do të shpresojmë te një paraqitje e mirë dhe rezultat pozitiv”, u shpreh autori i golit të barazimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"