Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Vllaznia do të luhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2022 | 14:48

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Vllaznia do të luhet në…

Pas Kombëtares, në vendin tonë skenën e futbollit e marrin gjysmëfinalet e Kupës.

partizani vllaznia 2

Partizani përballë do të ketë Vllazninë, teksa edhe pse e luajnë si pritës të parën, të kuqtë këtë ndeshje nuk do ta luajnë në Tiranë.

Është fakt i kryer tashmë se gjysmëfinalja e parë do të luhet në Elbasan.

Për t’u vendosur përfundimisht është data e kësaj sfide, por shanset më të mëdha janë që të luhet të mërkurën e 30 marsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"