Gjyqi për 48 milionë lekë, FSHF-ja shtyn sërish seancën mes Karabecit dhe Tiranës. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 19:41

Gjyqi për 48 milionë lekë, FSHF-ja shtyn sërish seancën mes Karabecit dhe Tiranës. Ja arsyeja

Nuk ka vendim për çështjen “Karabeci”. Sërish në DHZK nuk është zhvilluar mbledhja dhe nuk ka pasur asnjë vendim përfundimtar. 
Karabeci
Në seancën e djeshme ka munguar Tirana që ka pasur problem përfaqësimin, pasi avokati është i sëmurë.

Në këto kushte, bardheblutë kanë kërkuar shtyrje të seancës në një datë tjetër. Kujtojmë që Tirana dhe Erando Karabeci po zhvillojnë një gjyq, ku në lojë janë 48 milionë lekë të vjetër.

Lojtari ka qenë pjesë e bardhebluve për 11 vite dhe për shumë sezone ka mbajtur shiritin e kapitenit. Madje, Erando ishte lojtari që ngriti trofeun në titullin e 25-të të Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"