Gjykim korrekt nga arbitri Doda, ja moviola e Kukësi-Laçi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 12:26

Gjykim korrekt nga arbitri Doda, ja moviola e Kukësi-Laçi (VIDEO)

Në takimin mes Kukësit dhe Laçit ka pasur disa episode për moviolë.

Capture

27’ Harkim në zonë, me topin që devijohet dhe ka pretendime për një prekje të topit me dorë nga Selita. Duan penallti laçianët, por vijon lojën gjyqtari. Një moment shumë i dyshimtë, në një kohë që edhe VAR-i nuk ndërhyn, duke i besuar vendimit të arbitrit të fushës. Nga pamjet duket se topi është përplasur në trupin e Selitës dhe jo në dorë. (VIDEO)

38’ Selita ndërhyn ndaj Tresës në zonë dhe lojtari i Laçit rrëzohet. Lejon avantazhin gjyqtari dhe pret më pas edhe konfirmimin nga VAR-i, me lojën që vazhdon rregullisht. Një moment shumë i dyshimtë, teksa as në këtë moment nuk thirret për të riparë pamjet. Hedhja e Tresës është cilësuar e ekzagjëruar nga kryesori i takimit. (VIDEO)

52’ Ka dyshime për një pozicion jashtë loje të golit të Beshirajt. Arbitri në fushë e vendos për gol ashtu si edhe asistenti, por gjithsesi pret edhe konfirmimin e VAR-it, i cili e quan të rregullt. . (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"