Gjoka u shpreh se anon nga bardheblutë, Gjici i përgjigjet: Do marrë kollaren e Bulkut, se Tiranën s’ia jep kush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 9:14

Gjoka u shpreh se anon nga bardheblutë, Gjici i përgjigjet: Do marrë kollaren e Bulkut, se Tiranën s’ia jep kush

Ernest Gjoka është pjesë e historisë së Kukësit, pasi ishte ai trajneri që së bashku me lojtarët e sezonit 2016-2107, arritën t’i jepnin titullin e parë verilindorëve. Gjoka në një lidhje nga Tetova, ku momentalisht drejton Shkëndijën, për emisionin “Pressing”, ka analizuar sfidën mes Tiranës dhe Kukësit.

gjici gjoka kukesi

I pyetur se kush do ta fitojë këtë sfidë dhe për kë Gjoka bën tifo, ai është përgjigjur: “Do fitojë ajo skuadër që do di të kryejë më mirë detyrat dhe të kapë situatën para portës. Tifoz? Pak më shumë po anoj nga kollarja shumë e bukur e Ervin Bulkut, të cilin e përshëndes”.

Gjoka

Kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaci, i cili është shprehur: Dikush ka dëshirë të fitojë Tirana, por duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Profesori që po fliste, duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Mendimi im: Të thoshte që të fitojë skuadra më e mirë”.

Ndërkaq Gjici për këtë deklaratë të Gjokës i është kthyer ironikisht nëpërmjet një sms-je për gazetarin Çarçani: “Do marrë kollaren e Bulkut, se Tiranën nuk ia jep kush, sado elozhe të bëjë. Mosmirënjohësit e mbarojnë shpejt karrierën”.

Nuk mungoi një reagim i Gjokës, teksa me sms për Çarçanin u shpreh: “Hallaçi nuk e kuptoi atë që deshan të them. E përshëndes Gjicin. Kukësi do jetë kampion në zemrën time”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"