E sulmuan me thikë, Gjoka: Nuk e di nga vjen kjo urrejtje, futbollist s’bëhesh me zor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 23:51

E sulmuan me thikë, Gjoka: Nuk e di nga vjen kjo urrejtje, futbollist s’bëhesh me zor

“Nuk bëhesh futbollist me zor”, Gjoka la të kuptohej se sulmi erdhi nga… “Nuk bëhesh futbollist me zor”, tha ndër të tjera trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, pas sulmit që iu bë dje me thikë. Në konferencën për shtyp ai nuk foli për emra të përveçëm dhe agresori ende nuk është kapur nga policia, por trajneri ka lënë të kuptohet se e gjithë kjo ka të bëjë me profesionin e tij, por edhe me ndonjë lojtar nga të rinjtë që ka aspiruar ndoshta shumë më tepër nga sa mund të jepte realisht.

Gjithsesi, sulmi nga ndonjë prej të rinjve të Vllaznisë, ose ndonjë i afërm i tyre mbetet hipotezë, vetëm duke iu referuar fjalisë së trajnerit. Policia është ende në kërkim të autorit të sulmit…

Gjoka55

“Nuk e di cfarë të them. Ishte një akt i shëmtuar Futbolli nuk është kështu dhe nuk duhet të jetë kështu. Nuk e njoh personin qe më sulmoi. Futbolli duhet të shërbeje për tjetër gjë. Futbolli që të eci përpara do mirkuptim dhe dashuri. Nuk bëhesh dot futbollist me zor.

Unë e di që kam një ekip që më mbështet shumë. Nuk e di ku është kjo urrejtje kaq e madhe. Kjo që ndodhi unë mëndoj që të na kthehet në forcë dhe të ecim përpara. Këtë ngjarje duhet ta shikojmë si një pjesë të keqe, por që kjo nuk është Shkodra. Për pjesën e shtyrjesh të ndeshjes, do flas me kryetaren.

Kam menduar se kam ardhur në Shkoder në një qytet ndryshe, qyteti kulture dhe sportadashës. Shyqyr patëm fat, patëm Zotin para, unë uroj që kjo gjë të mos i ndodhi askujt. Unë mendoj që duhet të ndryshoj mentaliteti që të ecim përpara. Nuk është çështja që erdhi dikush i fshehur me kapele dhe me xhup deri te goja dhe goditi Gjokën.

Për të ecur përpara dhe për tu bërë një vend i lirë demokratik, duhet të jemi njerëz të qytetruar. Policia do të bëjë detyrën e vet dhe jam i sigurt që do ta bëjë mirë”, u shpreh Gjoka. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"