“Gjithçka që më tregoi vëllai im për Besëlidhjen ishte e vërtetë”, futbollisti serb: Jam i kënaqur me gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 23:29

“Gjithçka që më tregoi vëllai im për Besëlidhjen ishte e vërtetë”, futbollisti serb: Jam i kënaqur me gjithçka

Besëlidhja pret sot në Lezhë Veleçikun dhe kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore me këtë kundërshtar. Kampionati nuk po nis dhe këto teste janë të domosdoshme për çdo skuadër dhe më shumë për ato që synojnë të jenë në krye të grupit.

milan-cokic-1991
M.ÇOKIÇ – Merkatoja e kësaj vere ka sjellë edhe një sulmues serb te lezhjanët, 28-vjeçarin Milan Çokiç, vëllai i mesfushorit Dimitrie Çokiç. Në një prononcimi për “Panorama Sport”, ai flet për firmën me Besëlidhjen dhe objektivin e saj. “Mora një ftesë nga Besëlidhja dhe menjëherë erdha në Lezhë për t’iu bashkuar skuadrës. Për Besëlidhjen sigurisht që kam dëgjuar sepse sezonin e fundit me të ka luajtur vëllai im më i vogël, Dimitrie. Në Lezhë shumë shpejt u përshtata me të gjitha, me njerëzit, qytetin, kushtet. Gjithçka më kishte rrëfyer im vëlla, ishte e vërtetë. Kisha dyshime derisa i preka vetë konkretisht. Jam i kënaqur me kontratën, kushtet, akomodimin, ushqimin, kushtet e stërvitjes etj. Jam integruar plotësisht me skuadrën dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin, i cili na mbështet në çdo kohë. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin teknik.
Beselidhja-goli
Erdha pak me vonesë në stërvitje, por koha që patëm në dispozicion për shkak të shtyrjes së kampionatit më mjaftoj të ingranohem plotësisht me grupin. Kohët e fundit pata një dëmtim të lehtë muskulor dhe tani jam drejt rehabilitimit të plotë. Për javën e ardhshme do të jem gati dhe shpresoj të nisë kampionati, pasi po vonohet si tepër. I di objektivat, kam mësuar historinë e Besëlidhjes dhe ngjitja në Superiore është detyrim. Disa nga skuadrat e grupit tonë i njoh, pasi jemi ndeshur në miqësore. Shpresoj se do jemi ndër më të mirët, duke u nisur nga performanca e skuadrës në stërvitje dhe në miqësore”, tha mes të tjerash sulmuesi Çokiç.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"