Gjimshiti në “ëndërr” me Atalantën, ja si vlerësohet shqiptari për fitoren historike me Shaktarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 21:19

Gjimshiti në “ëndërr” me Atalantën, ja si vlerësohet shqiptari për fitoren historike me Shaktarin

Mbrëmja e sotme është një ditë historike për Atalantën dhe në veçanti për futbollistin e Shqipërisë Berat Gjimshitin.

gjimshiti

Qendërmbrojtësi arriti të mbronte të paprekur portën e ekipit bergamesk, i cili arriti të shpartallonte në pjesën e dytë ukrainasit e Shakhat Donetskut me rezultatin 0-3.

Për paraqitjen e sotme, lojtari kuqezi mori notën 6.5 nga mediat italiane, ku u vlerësua iniciativa për të dalë në sulmet e Atalantës, por që sipas specialistëve duhet të përmirësohet.

Megjithëse, e nisën shumë keq fushatën e parë në Ligën e Kampioneve, Atalanta ia doli në 3 takimet e fundit duke marrë 2 fitore dhe një barazim, të cilat i garantuan avancimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve duke u konfirmuar si njëra prej 16 ekipeve më të mira të Europës për këtë sezon.

Në fundjavë, Xhimshiti i dha fitoren ekipit bergamesk në përballjen me Veronën duke realizuar golin vendimtar ndaj veronezëve në kampionatin italian.

Vlerësimi për paraqitjen e Berat Xhimshitit për paraqitjen ndaj Shakhtarit (nota 6.5):

Nga 3 mbrojtësit e Atalantës, është ai që tenton të shkëputet më shumë. Megjithatë, ka pak cilësi në shtyrjen e Kastanjes duke e bërë joefektiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"