Gjimshiti “engjëll dhe djall”, mediat e kritikojnë dhe e lavdërojnë për ndeshjen në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 12:24

Gjimshiti “engjëll dhe djall”, mediat e kritikojnë dhe e lavdërojnë për ndeshjen në Ligën e Kampioneve

Në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së Atalantës në Champions, Berat Gjimshiti ishte më i miri në mbrojtjen e Gasperinit, por ndeshja kundër Midtjylandit nuk ishte nga më të mirat e qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Ai ishte “përgjegjës” për golin e danezëve në minutën e 13-të dhe për këtë arsye “Eurosport” nuk i vendosi një notë më të lartë se ajo 5 pas paraqitjes së mbrëmshme në Bergamo.

HERNING, DENMARK - OCTOBER 21: (BILD ZEITUNG OUT) Berat Djimsiti of Atalanta Bergamo and Alexander Scholz of FC Midtjylland look on during the UEFA Champions League Group D stage match between FC Midtjylland and Atalanta BC at MCH Arena on October 21, 2020 in Herning, Denmark. (Photo by Gaston Szerman/DeFodi Images via Getty Images)

“I dominuar nga Kaba në rastin e golit. Ashtukështu”, ishte komenti për Gjimshitin nga ky sajt.

Por, më bujare me mbrojtësin tregohet “Tuttomercatoweb”, që i vendos notën 6.5 dhe e argumenton kështu: “I shkëlqyer rikuperimi i tij ndaj Drejerit, i nisur drejt portës, i cili mund të sillte avantazhin e danezëve. Kërkon të mbyllë edhe ndaj Sholcit…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"