Gjilani i shpëton falimentit, prezantohet kryesia: Po fillon një kapitull i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 10:32

Gjilani i shpëton falimentit, prezantohet kryesia: Po fillon një kapitull i ri

Pak ditë më parë, klubi i Gjilanit kaloi një nga momentet më të vështira të viteve të fundit dhe ishte shumë pranë falimentimit. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe pasi u largua kryesia e vjetër dhe thuajse të gjithë futbollistit, tashmë cikli i ri ka nisur dhe ditën e djeshme kanë prezantuar kryesia e re, teksa edhe ndërhyrja në merkato ka qenë e menjëhershme.

GJILANII

KOMUNIKATA E KLUBIT

Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues ztr. Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.

Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.

Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.

Gjithashtu, drejtuesit e rinj shprehin falenderimet më të sinqerta për gjithë qytetarët gjilanas dhe jo vetëm, për mikëpritjen fantastike dhe durimin e shfaqur në kohët e krizës për klubin, i cili tashmë merr një rrugëtim të ri.

GJILANIIIII

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"