Gjilani e nis merkaton me marshin më të lartë, firmos me katër futbollistët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 13:40

Gjilani e nis merkaton me marshin më të lartë, firmos me katër futbollistët e Superiores

Kur të gjithë menduan se Gjilani ishte duke falimentuar, investitorët nga Kosova morën në dorëzim fatin e klubit dhe kanë hyrë menjëherë në merkato duke kërkuar që në pak ditë, të ndërtojnë një skuadër që mund të përballojë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

gjilani

Pavarësisht se u larguan shumë lojtarë, në pak ditë Gjilani është rikthyer në treg dhe ka firmosur me të tjerë lojtarë, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Gentian Mezani. Nga Superiorja, së fundmi kanë firmosur me 4 futbollistë nga Superiorja.

Edi Basha, Besir Demiri, Dajan Shehi dhe portieri Betim Halimi janë bërë pjesë e skuadrës së Gjilanit dhe synojnë që të rikthejnë skuadrën në krye. Sezonin e fundit Gjilani luajti në Europë, por duke u eliminuar që në turin e parë të Ligës së Konferencës.

basa demiri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"