“Gëzohem që i dhashë fitoren ekipit”, Shkurtaj: Po luaja Playstation kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 19:27

“Gëzohem që i dhashë fitoren ekipit”, Shkurtaj: Po luaja Playstation kur…

Kukësi fitoi 1-0 përballë Skënderbeut me golin e Vasil Shkurtaj. Për mikrofonat e “Super Sport”  29 vjeçari u shpreh shumë i lumtur për realizimin, por foli dhe për objektivat e klubit.

bandicam 2022-01-23 19-17-14-979

“Gëzohem që i dhashë fitoren ekipit, është një gol që jep tre pikë dhe më jep psikologji për të  ardhmen.”

Rikthimi në elitën e futbollin shqiptar

“E kam ndjekur shumë kampionatin shqiptar, dhe Kukësi ka një ekip shumë të mirë me trajner shumë të mirë. Jam i gëzuar që jam pjesë e një ekipi të tillë dhe ambienti është shumë i mirë. Dua të fitojmë kampionatin”

Ambiciet e tua në këtë rikthim

“E vërteta që kur skam qenë me ekipin kam qenë në shtëpi duke luajtur Playstation dhe më morën në telefon dhe më than që kartoni është gati dhe  trajneri më donte për ndeshjen. Nuk jam në 100 përqind, më duhet pak kohë ,por mendoj se me stërvitjen do vij në formë.”

Klima në klub

“Po shikoj një klimë të mirë dhe do të na ndihmoj për të ardhmen.”

Si e mendoni lëvizjen në aspektin personal?

“Personalisht kam qenë 2 sezone që nuk kam më ka vajtur mirë në Kinë, sepse kam luajtur shumë pak. Për mua më ndihmon fakti që u ktheva në Shqipëri që të kap ritmin e duhur. Këtë desha të bëj.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"