Gatuzo shpreson të ketë fatin e Montelës: Duhet të imitojmë Sevijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 9:25

Gatuzo shpreson të ketë fatin e Montelës: Duhet të imitojmë Sevijën

Rezultati i ndeshjes së parë nuk lë shumë vend për optimizëm, por historia e Milanit imponon kërkimin e fitores me çdo kusht.

milan arsenal

Gatuzo, në deklaratat e fundit, e ka theksuar që nuk do të shkonte në Londër për turizëm dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe në fjalën hapëse të konferencës së tij për shtyp: “Jemi krenarë që do të luajmë në një stadium të rëndësishëm dhe të bukur si “Emirates”. Fanella që mbajmë veshur na detyron të kërkojmë rezultatin. Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, jemi pak të lodhur, por ky nuk është justifikim”.

Gatuzo dhe Venger

Historia – Kualifikimi sipas trajnerit kuqezi nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si çështje e mbyllur me Gatuzon që tha: “Kemi lindur gati. E dimë se na pret një ndeshje e vështirë, por përmbysja e historisë dhe e parashikimeve në futboll ashtu si në çdo sport tjetër është diçka e bukur. Në Londër nuk kemi ardhur për ekskursion, pavarësisht se e dimë se çfarë skuadre do të kemi përballë. Në 45 minutat e para të ndeshjes së parë na dërrmuan në çdo aspekt. E dimë që Arsenali është një skuadër me cilësi dhe nuk e kemi nënvlerësuar për asnjë çast, ndaj nesër (sot) do të mundohemi të realizojmë një ndeshje ndryshe”.

Rt7cLJXs

Misioni – Përmbysja ndaj “Topçinjve” për Gatuzon, është e vështirë, por jo e pamundur. Megjithëse, në fjalën e tij çështjen e kualifikimit e trajtoi si një ëndërr, trajneri kuqezi shfaqi ide të qarta, teksa shpjegoi se: “Do të përpiqemi të kualifikohemi, është ëndrra jonë. Realiteti flet për një ndeshje të përsosur, pa harruar se jemi një skuadër që nuk finalizon gjithçka krijon. Arrijmë në 20 metrat e fundit me manovër dhe duhet të përmirësohemi në vertikalizime”. Mënyra e të zbriturit në fushë dhe qasja mendore janë një tjetër aspekt i sfidës së sotme, të cilin trajneri kuqezi e ka shumë përzemër. Receta në këtë rast është disi filozofike me Gatuzon që sqaroi: “Nuk duhet të harrojmë se një skuadër konsiderohet e tillë, kur luan si një trup i vetëm. Nëse nuk shfaqet solide, atëherë është e thyeshme. Nëse kemi realizuar disa rezultate radhazi ka ndodhur sepse nuk kemi pë- suar. Kur vuajmë rivalët, dalin në pah vështirësitë tona. As unë, dhe as ata që punojnë me mua nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë aspekt”.

Gatuzo

Raporte – Në fund të fjalës së tij, Gatuzo përpara gazetarëve në sallën e shtypit të stadiumit “Emirates” shpjegoi edhe marrëdhënien me lojtarët: “Nuk jam një trajner që flet shumë. I stresoj së tepërmi futbollistët e mi gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve, ndaj në momentet e tjera përpiqem të mos i shqetësoj. Përvoja nuk blihet në supermarket, por kur luan përballë 75 mijë tifozëve dhe nis të bësh diçka të re, është krejt normale që të hasen vështirë- si. E rëndësishme për mua është që djemtë të kuptojnë se cilët jemi dhe sesi duhet të luajmë. Ndaj Arsenalit nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj nevojitet të zbresim në fushë dhe të luajmë me qetë- si. Nuk duhet të presim dhurata nga rivalët dhe shpresoj të arrijmë të imitojmë Sevijën, pasi ngjasojmë si ekipe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"