Gatuzo e ka ndarë mendjen për Hysajn, i bën presion klubit që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 23:12

Gatuzo e ka ndarë mendjen për Hysajn, i bën presion klubit që të…

Afrimi i Xhenaro Gatuzos në stolin e Napolit rezultoi goditja më e rëndësishme e presidentit De Laurentis. Ish trajneri i Milan arriti brenda një periudhe të shkurtër të bashkonte sërish grupin duke konkretizuar punën e bërë me fitimin e Kupës së Italisë, një trofe jetik që i dhuroi mbi të gjitha një biletë për në Europë.

Gatuzo-Hysaj

Napoli mbetet ende në valle edhe në Ligën e Kampioneve ku duhet të luaj me Barcelonën ndeshjen e kthimit, por në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë edhe për të ardhmen. Si me magji, Gatuzo arriti të ringjall edhe kapitenin e kombëtares tonë, Elseid Hysaj. Anësori kuqezi rifitoj statusin e titullarit me Gatuzon në stol dhe nga një i larguar i sigurt palët prej kohësh po negociojnë rinovimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit i ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën me Hysaj, nëse do ishte vetëm në dorën e tij, Hysaj tashmë do kishte firmosur kontratën e re. Ish lojtari i Empoli ishte i destinuar të largohej por në javët e fundit palët u afruan sërish çka mund të sjell dhe zgjatjen e kontratës. Në çdo rast kjo mbetet një çështje që mund të ndryshoj sërish në varësi të ofertave që mund të vijnë në drejtim të Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"