Garoi 30 vite më parë në pistën e Belgjikës, del në shitje makina e parë e Majkëll Shumaker

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2021 | 17:59

Garoi 30 vite më parë në pistën e Belgjikës, del në shitje makina e parë e Majkëll Shumaker

Makina e parë e drejtuar nga piloti legjendar në një garë të Formula 1, Majkëll Shumaker është nxjerrë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.

formula 2

Makina e tipit Jordan 191 u drejtua nga Shumaker në garën e Belgjikës në vitin 1991, e cila ishte dhe gara e tij e parë. Është një nga vetëm shtatë të tilla të prodhuara në botë nga kjo markë.

Pas sezonit 1991, makina në fjalë iu shit një koleksionisti belg makinash derisa u ble në 2005. Në vite, makina ka bërë paraqitje në disa festivale për makina ​ dhe mbetet në gjendje pune.

formula 1

Interesant është edhe çmim teksa makina e parë e drejtuar nga Majkëll Shumaker kushton 1.5 milionë euro. Një shumë e madhe, por duke menduar që mund të zotërosh makinën e pilotit legjendar të Formula 1 mund të ishte një investim i pamenduar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"