Garë angleze për “Këpucën e Artë”, ja 3 golashënuesit më të mirë të kontinentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 16:38

Garë angleze për “Këpucën e Artë”, ja 3 golashënuesit më të mirë të kontinentit

“Këpuca e Artë” flet anglisht këtë sezon. Sepse 3 bombera të Premier Ligës janë në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë të kontinentit: Herri Kejn (Totenhem); Mohamed Salah (Liverpul) dhe Serxho Aguero (Man. Siti). Me golin që vulosi derbin ndaj Arsenalit, Kejn u ngjit në kuotën e 23 golave këtë edicion të Premier Ligës (46 pikë).

Kane-Aguero-Salah-980x551

Një gol pas tij (22) renditet sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah (44 pikë). Podiumin e plotëson argjentinasi i Mançester Sitit, Serxho Aguero, me 21 gola dhe 42 pikë, po aq sa edhe Kavani i PSG-së. Vetëm vendi i pestë për yllin e Barcelonës, Lionel Mesi, që mbeti në kuotën e 20 golave dhe 40 pikëve këtë javë, po aq sa dhe sulmuesi i Lacios, Imobile.

Dhjetëshja e golashënuesve më të mirë në kampionatet europiane plotësohet nga Levandovski dhe Nejmar (19 gola / 38 pikë), Zhonas i Benfikës (25 gola / 37.5 pikë duke qenë se në Portugali një gol vlen 1.5 pikë dhe jo 2) dhe Ikardi (18 gola / 36 pikë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"