Gafa e Dukës me sloganin e Kombëtares, si u harruan tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2016 | 21:25

Gafa e Dukës me sloganin e Kombëtares, si u harruan tifozët

“Ti Shqipëri më jep nder” është slogani që kemi zgjedhur për tu përfaqësuar në rrugëtimin tonë në “Euro 2016”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri sot gjatë marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Arena Kombëtare’.

stadium_0011Slogani duket se është njëri ndër të preferuarit e tifozëve, por ajo që duket se nuk shkon në qëndrimin e kreut të FSHF-së, është se zgjedhja e sloganit përfundimtar për kuqezinjtë e Kombëtares në finalet e “Euro 2016”, nuk është në kompetencën e tij, por të tifozëve dhe të UEFA-s.

Kjo e fundit që prej datës 24 mars të këtij viti, ka hapur një konkurs duke ua lënë në dorë tifozëve të 24 vende që të zgjedhin vetë sloganin që duan.

Tri variantet e publikuara në faqen e UEFA-s janë: “O Sa Mirë me Qenë Shqiptar!”, “Fluturo shqipe”, “Ti Shqipëri më jep nder!”.

Untitled-3Tifozët kanë kohë deri më datën 2 maj për të votuar për sloganin që duan. Por nëse i referohemi kreut të FSHF-së, slogani duket i zgjedhur dhe pikëpyetjet që ngrihen janë: A është në dijeni FSHF që tifozët kanë votuar sloganin “Ti Shqipëri më jep nder” dhe shifrat nuk bëhen të ditura për mediat, apo Duka u nxitua në deklaratën e tij për një të drejtë që UEFA ua ka lënë tifozëve në dorë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"