Gabohet tek anulimi i dy golave, ja moviola për Vllaznia-Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 22:03

Gabohet tek anulimi i dy golave, ja moviola për Vllaznia-Korabi

Vllaznia iadoli të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kups, teksa mposhti Korabin me rezultatin 1-0 në “Loro Boriçi”. Takimi u gjykua nga një treshe nga Fushë-Kruja me kryesor Blerim Ziri.

KORABI VLLAZNIA

Sa i përket moviolës, dy janë rastet e diskutueshme që kanë të bëjnë me pozicionet jashtë loje të dhëna nga anësori Veseli. Në minutën e 40-të u anulua goli i Skukës për pozicion jashtë loje, por nga pamjet filmike duket që sulmuesi i Korabit ka qenë në një vijë me mbrojtësit kur është nisur topi.

Vendim i gabuar. Thuajse i njëjti gabim është bërë edhe në minutën e 59- të kur është akorduar pozicion jashtë loje për Herald Markun, i cili nga pamjet filmike del sa ka qenë në rregull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"