Gabimet e gjyqtarit Kuka, sa shumë gafa në Skënderbeu-Tirana. Arbitrimi… ngelet në klasë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 21:38

Gabimet e gjyqtarit Kuka, sa shumë gafa në Skënderbeu-Tirana. Arbitrimi… ngelet në klasë (VIDEO)

Skënderbeu dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e javës së 5-të në Superiore, dhe loja ishte e kënaqshme, me gola dhe raste. Por, në nivelin e lojës së prodhuar, nuk ishte arbitrimi, me kryesorin Orlando Kuka, që u bë protagonist për keq, në disa raste flagrante për të dyja ekipet.

bandicam 2018-09-22 18-52-32-699

Që në minutën e dytë, u akordua një pozicion i paqenë për Dejvi Bregun, nga anësori, duke i mohuar një aksion të pastër vlonjatit.

Më pas, në minutën e 6-të të takimit, është Lulaj që ndal Blazhevskin, dhe duke qenë se sulmuesi maqedonas shkonte drejt portës së Teqjas, Lulaj ishte lojtari i fundit, dhe protestat ishin të shumta në kampin e Tiranës, duke kërkuar karton të kuq. Vetëm i verdhë për kryesorin Kuka.

Tjetër rast flagrant në minutën e 26-të, ku Radas, ishte lojtari i fundit për korçarët në mbrojtje, dhe duke pasur shqetësimin e Blazhevskit, nuk arrin të kontrollojë topin në ajër, dhe me dorë e kap qëllimisht, për të mos ia dhuruar sulmuesit të Tiranës. Edhe në këtë rast, kryesori Kuka mjaftohet me të verdhë për Radasin.

Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë, shënonte minuta e 58-të, dhe mbrojtësi Imami rrëzohet në zonën e Skënderbeut, pasi ka shqetësimin e Vangjelit nga mbrapa, por kryesori Kuka e vlerëson si një simulim, dhe ndëshkon me të verdhë Imami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"