FUTSALL/ Tirana shpallet kampione, siguron matematikisht titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 17:05

FUTSALL/ Tirana shpallet kampione, siguron matematikisht titullin

Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë, tri javë përpara përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Futsallës. Në javën e 9-të, bardheblutë barazuan në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 4-4 dhe kaq mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin kampion.

tirana_futsal_champions_apoel_fc

Ky ishte titulli i 12-të në histori për bardheblutë dhe i gjashti radhazi. Tirana renditet në vendin e parë me 22 pikë, 11 më shumë se Partizani dhe Vllaznia që ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, ndërsa Flamurtari mbyll tabelën me 4 pikë. Në sfidën tjetër të javës Vllaznia mposhti në fushën e saj Flamurtarin me rezultatin 5-3.

Në javën e dhjetë Tirana do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Vllaznia me Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"