“Futi në xhep” Dibalën dhe Mandzukiç, ja vlerësimi i mediave për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2018 | 23:55

“Futi në xhep” Dibalën dhe Mandzukiç, ja vlerësimi i mediave për Hysajn

Napoli triumfoi ndaj Juventusit me rezultatin 0-1 duke rihapur kampionatin 4 javë nga fundit. Goli i Kulibalit i dha fitoren skuadrës së Sarrit. Një fitore e merituar për të kaltrit të cilët e dominuan takimin.

Hysaj555

Një paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e Kombëtares. Nuk mungojnë vlerësimet e mediave për Elseid Hysajn. Shkodrani është shndërruar në një lider të mbrojtës te napolitanët. Ja vlerësimi i mediave pas ndeshjes:

Goal.com

Hysaj nota 7: Mundohet ti japë rritëm lojës, duke i zgjeruar nga krahët shpesh dhe me dëshirë. Nuk shkëlqen në krijimin e superioritetit numerik, por provon të jetë shumë solid.

TWM

Hysaj nota 7: Bën detyrën në korsinë e tij: i jep dinamizëm lojës dhe e kërkon gjithmonë pasimin. Përpiqet, me të drejtë, të rrezikojë sa më pak duke u limituar në daljet sulmuese. Dibala, për sa kohë qëndron në lojë, është kockë e fortë, por mbrojtësi shqiptar e mban “urtë”, me të mira apo me të këqija. Më pas bën detyrën edhe me Duglas Kostën, veçanërisht në momentet e fundit kur loja bëhet më e hapur. Siguri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"