Futbollistin shqiptar e ndjek fati i keq, mbyll sezoni për shkak të dëmtimit. Klubi del me komunikatë zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 15:52

Futbollistin shqiptar e ndjek fati i keq, mbyll sezoni për shkak të dëmtimit. Klubi del me komunikatë zyrtare

Valon Berisha mbyll sezonin! Futbollisti kosovar është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit në gju të pësuar gjatë grumbullimit me Kosovën.

Valon-Berisha-696x406

Ka qenë vetë klubi i lojtarit, Reims, që nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, kanë bërë me dije se Berisha do i nënshtrohet një operacioni në gju dhe për këtë arsye humb javët e mbetura të kampionatit. Fat i keq ky për Berishën, që tashmë duhet të mendojë për sezonin tjetër, pasi në këtë aktualin e ka të pamundur të zbresë më në fushë me skuadrën e tij.

Kujtojmë se Berisha u dëmtuar një ditë para ndeshjes me Suedinë, e cila u zhvillua më 27 mars, ku “Dardanët” u mposhtën me rezultatin 0-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"