Futbollisti kroat vret pulën me shkelm gjatë ndeshjes, ndëshkohet me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 19:37

Futbollisti kroat vret pulën me shkelm gjatë ndeshjes, ndëshkohet me karton të kuq

Një ngjarje e pazakontë vjen nga kategoritë e ulëta të kampionatit kroat të futbollit. Gjatë ndeshjes NK Jelengrad-Jasenovac disa pula pushtuan fushën e lojës, ndërkohë lojtari i vendësve Ivan Gazdek i nevrikosur iu afrua dhe për ta larguar e goditi shpendin me shkelm, duke e ngordhur atë.

PULAT 1

Për këtë veprim ai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. “Më besoni nuk doja ta bëja. Rezultati i ndeshjes ishte në diskutim dhe unë isha tepër nervoz.

pULAT2

Pulat futen shpesh në fushë e madje fusha është e pisët për këtë shkak”, deklaroi pas këtij incidenti futbollisti. Megjithatë, 23-vjeçari i kërkoi ndjesë pronares, madje ai dërgoi një pulë të re e një letër ku i shprehte keqardhjen për këtë ngjarje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"