Futbollisti i njohur bën deklaratën befasuese, vendos fatin e tij: Do të luajë në Europë deri në 2021, pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 20:50

Futbollisti i njohur bën deklaratën befasuese, vendos fatin e tij: Do të luajë në Europë deri në 2021, pastaj…

Mesfushori i spikatur Angel Di Maria bëri me dije në konferencën për shtyp se do të kthehet në atdheun e tij Argjentinë në vitin 2021.

di maria

Futbollisti i PSG-së deklaroi se do ta mbyllë eksperiencën e tij në Europë me klubin francez dhe më pas do të kthehet për të luajtur në vendlindje.

“Nuk dua të flas për të ardhmen me dikë, sepse nuk po mendoj për fatin tim në këto momente. E kam kokën në fushë. Do të kem një tjetër vit këtu. Jam i përqëndruar. Ideja ime që është të luajë në Europë për herë të fundit me PSG-së dhe pastaj do të kthehem në Argjentinë”, deklaroi Di Maria.

31-vjeçari luan prej 13 vitesh në Europë. Ai shkëlqeu me Real Madridin në vitet 2010-2014 duke fituar Ligën e Kampioneve, 1 kampionat dhe 2 Kupa të Mbretit. Pasi dështoi te Mançester Junajtid, Di Maria arriti të rimëkëmbte veten te PSG-ja ku ka fituar 3 kampionate franceze.

Di Maria

Di Maria dhe Ronaldo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"