Futbollisti i Mançesterit është prioriteti Gatuzos, por habit drejtuesit me kërkesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 16:27

Futbollisti i Mançesterit është prioriteti Gatuzos, por habit drejtuesit me kërkesat

Felaini është venë në qendër të merkatos nga trajneri i Milanit Gatuzo. Ai kërkon një mesfushor të fortë për mesfushën që mund ti sigurojë atij stabilitet. Sipas “Corriere della Sera”, Gatuzo i ka bërë kërkesë bordit drejtues që belgu  Felaini të transferohet te italianët sezonin e ardhshëm.
Felaini

Megjithatë ai kërkon 10 milionë euro në sezon, dhe kjo e ka habitur vërtetë Mirabelin, i cili ia ka bërë të qartë trajnerit Gatuzo se në qoftë se Felaini nuk ul kërkesat ai nuk do të mbërrij në Milani. Duket një lojë kjo e 30-vjeçarit belg pasi ai ka kërkesa edhe nga Juventus dhe PSG.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"