Futbollistët shqiptarë “rrëmbejnë” skenën në Kroaci, 3 ishët e Kategorisë Superiore titullarë në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 17:47

Futbollistët shqiptarë “rrëmbejnë” skenën në Kroaci, 3 ishët e Kategorisë Superiore titullarë në sfidën e sotme

Do të startojë në orën 18:00, përballja mes Goricës dhe Varazdinit e vlefshme për javën e 10-të në kampionatin elitar kroat.

127091024_3562791393805138_1331163774979396706_o

Nga minuta e parë në këtë përballje do të zbresin plot 3 futbollistë shqiptarë, që sezonin e shkuar aktivizoheshin në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për mbrojtësin Albi Doka, që pak ditë më parë ishte pjesë edhe e Kombëtares A, si dhe 2 ish-lojtarët e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi që aktivizohen te skuadra e Varazdin.

Doka Pellumbi Elezi

Vlen të theksohet fakti se Gorica e Dokës, vjen në këtë takim si favorite në letër, përballë Varazdinit, që ka lënë për të dëshiruar në këto javë të para duke siguruar vetëm 8 pikë në 11 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"