Postuar: Shkurt 3, 2023 | 17:41
Futbollistët ankohen për fushën, Real Madrid ndërron tapetin e stadiumit
Reali i Madridit ka vendosur që të ndërrojë për të dytën herë brenda sezonit tapetin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, që është në një gjendje të mjerueshme.
Vendimi i klubit ka ardhur pas ankesave të vazhdueshme të lojtarëve, me në krye kapitenin Karim Benzema. Fusha e stadiumit ku luan ndeshjet Reali i Madridit ka qenë në kushte të mjerueshme. Për këtë arsye klubi e ndërroi më herët gjatë sezonit.
Por edhe pas kësaj kushtet e terrenit të lojës mbeten vërtet problematike. Prej disa javësh lojtarët ia kanë përcjellë trajnerit Ançeloti ankesat e tyre. Me sa duket klubi ua ka vënë veshin këtyre ankesave duke lënë të kuptohet se do të nisë sërish punën për rinovimin e fushës.
PANORAMASPORT.AL
