Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-portieri dhe arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 15:29

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-portieri dhe arbitri

Një tjetër lajm i trishtë për futbollin shqiptar. Dje është ndarë nga jeta, nga një arrest kardiak, në moshën 66-vjeçare ish- portieri i Minatorit të Rrëshenit, më pas ish-arbitër, Vladimir Pashaj. Prej vitesh Pashaj ka ushtruar detyrën e vëzhguesit të gjyqtarëve gjatë ndeshjeve që organizohen nga FSHF. Lajmin e ka bërë të ditur shoqata e arbitave përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetet sociale.

lad pashaj

“Prehu ne paqe Vladimir Pashaj! Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pashaj për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Vladimir Pashaj.

Vladimir Pashaj prej vitesh ishte pjese aktive ne futbollin shqiptar në rolin e vëzhguesit të arbitrave.

Z.Pashaj u nda papritur nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër në moshën 66-vjeçare”.

Me këtë rast, “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Pashaj për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"