“Futbolli nuk më argëton më”, Moxhi gjithnjë e më larg Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 12:38

“Futbolli nuk më argëton më”, Moxhi gjithnjë e më larg Partizanit

Luçiano Moxhi erdhi me bujë të madhe te Partizani në pranverën e këtij viti dhe shpresohej që nën dirigjimin e tij, të kuqtë të mos kishin kundërshtar në Superiore dhe të ktheheshin te titulli kampion, që u mungon nga viti 1993. “Big” Luçiano është njohur si magjistari i merkatove në Itali, por ajo që ka bërë deri tani te Partizani, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka rezultuar një dështim total. Moxhi është i dënuar përjetë që të mos jetë aktiv në futbollin italian.

moxhi demi

Gjithsesi, ai gjeti strehë në Shqipëri, ku ndonëse e prezanton veten si këshilltar të presidentit Demi, praktika ka treguar se ai ka qenë arkitekti i ndërtimit të skuadrës së sezonit aktual. 80-vjeçari është shumë aktiv me deklaratat e tij në mediat italiane, por në prononcimin e fundit, ai ka dhënë një tjetër gënjeshtër. I pyetur për një rikthim të mundshëm në futboll, ish-drejtori juventin e ka mohuar pasi, sipas tij, ky sport nuk e argëton më.

“Të rikthehem? Jo. Në këtë futboll jo, sepse nuk më argëton më…”, u shpreh Moxhi për mediat italiane. Ai konsiderohet ende pjesë e Partizanit, kështu që i bie se ai i ka gënjyer mediat italiane. Ai është rikthyer aktiv në këtë sport, jo në Itali, ku është i dënuar përjetë, por në Shqipëri. Pas kësaj deklarate, por edhe zhvillimeve më të fundit në kampin e kuq, i bie që Luçiano Moxhi sa vjen e largohet nga Partizani, pasi komanda ka kaluar nga italianët te shqiptarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"