Futbolli kroat në zi, lojtari i kombëtares U-17 përplaset nga treni dhe ndërron jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 19:14

Futbolli kroat në zi, lojtari i kombëtares U-17 përplaset nga treni dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Kroaci, por jo vetëm. Një djalë 16 vjeçar, Luka Luliç është përplasur për vdekje nga treni në përpjekje për të kaluar hekurudhën me makinë.

lucic

Aksidenti ka qenë fatal për të riun që nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht se u transportua menjëherë në spital me helikopter. Luliç ishte pjesë e kombëtares kroate U-17.

Djaloshi së fundmi kishte marrë pjesë edhe në një kamp dimëror i ftuar nga federate kroate. Kjo e fundit ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e 16 vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"