Futbolli italian “zhytet” në kaos, pezullohet kampionati sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 18:49

Futbolli italian “zhytet” në kaos, pezullohet kampionati sepse…

Duket se në futbollin italian skandalet dhe problemet nuk do të kenë asnjëherë fund. Kësaj radhe kaosi ka përfshirë Serinë B të kampionatit italian i cili është pezulluar përkohësisht për shkak të skandaleve të shumta. Kategoria e dytë e futbollit italian e nisi sezonin me 19 skuadra pasi Bari, Çezena dhe Avelino u përjashtuan për shkak të problemeve financiare.

Kalendari-738x430

Por klube si Siena, Ternan Pro Veçeli, Katania kërkuan që të këto klube të zëvendësoheshin nga ekipe të Seria C. Ka qenë klubi i Pro Veçelit ai i cili ka siguruar një vendim gjykate që çështja të rihapet dhe kjo ka çuar në një pezullim të kampionatit. Të premten pritet që të ngrihet dhe një komision i posaçëm për të shqyrtuar rihapjen e kampionatit me 22 skuadra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"