FUTBOLL/ Prestige shkëlqen në rrebesh, tjetër “poker” në Sunday League (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 8:56


FUTBOLL/ Prestige shkëlqen në rrebesh, tjetër “poker” në Sunday League (VIDEO)

Prestige ka shënuar fitoren e tetë në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në Sunday League Albania, duke i konsoliduar edhe më shumë pozitat në Grupin A, ku kryeson me pikë të plota (24).

PRESTIGE

Suksesi i radhës erdhi mbrëmjen e djeshme kundër skuadrës Ferraj, takim i luajtur në kompleksin Tirana United.

Një fitore me rezultatin 4-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund, ku përveç golave Prestige krijoi edhe shumë raste të tjera shënimi, ndërsa nuk rrezikoi thuajse asgjë në mbrojtje.

Shini, Ademi dhe Gjikola në pjesën e parë, si dhe Hysenbelliu në fraksionin e dytë ishin protagonistët e golave.

NDESHJA – Trajneri Eldiano Topi e nisi lojën me disa ndryshime në formacion në raport me sfidat e kaluara.

Megjithatë skuadra u përgjigj mjaft mirë në fushë që në fillim, ku i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur avantazhin me Shinin, i cili finalizoi mjaft mirë pas një asisti të Branicës, duke i “vjedhur” kohën mbrojtësit kundërshtar.

Në të 9-ën do të vinte edhe goli i dytë, këtë herë me autor Ademin, i cili shkëputet bukur pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare dhe finalizon më së miri një tjetër asist të shkëlqyer nga Branica.

Prestige vijon me sulmet, teksa provojnë Shini e Vasha, por pa mundur që të shënjestrojnë portën.

Shënjestër të cilën e korrigjon Gjikola në të 18-ën, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë pas një këndoreje duke gjetur cepin e portës me një goditje të saktë, për t’i dërguar shifrat në 3-0.

Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në të dytën, Prestige bën disa ndryshime, teksa aktivizohen Biba, Hysenbelliu, Sheta dhe Hysko.

kuadra mban ritëm të lartë, ndonëse ndeshja zhvillohet në një terren të lagur nga reshjet e shiut, që nuk pushuan thuajse gjatë të gjithë takimit.

Në të 37-ën do të vinte edhe goli i katërt, me autor Hysenbelliun, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Ademi. Me gjithë rastet e shumta të krijuara, ku provuan me radhë Hysenbelliu, Biba dhe Shima, rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, ndërsa Prestige futi në kasafortë 3 pikët e radhës në kampionat.

PR (1)

Me 4 golat e shënuar, Prestige e dërgon në 30 numrin e golave në këto 8 javë të para në Sunday League Albania, ndërsa numri i golave të pësuar është vetëm 6.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL