FUTBOLL FEMRA U-17/ “Euro 2024”, Shqipëria mundet 0-2 nga Uellsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 19:41

FUTBOLL FEMRA U-17/ “Euro 2024”, Shqipëria mundet 0-2 nga Uellsi

Në Shqipëri kanë nisur dje ndeshjet e “UEFA Women’s U-17 Championship” për grupin B4, aktivitet që organizohet nga FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne marrin pjesë Shqipëria, Uellsi, Ishujve Faroe dhe Kazakistani, ndërsa të gjitha sfidat e Grupit B4, do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria U-17 ka debutuar me humbje në edicionin kualifikues për “Euro 2024”.

U17

Vajzat kuqezi u mundën nga Uellsi me rezultatin 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion sfidën ndaj Uellsit: Amelia Mone (GK), Erika Nushi, Isabella Kuci, Angela Nika, Klevisa Ndoci, Leoselda Stalaj, Emma Xhumaqi, Amelia Reci, Xhesika Ndoj, Klesta Ago (C), Stela Vata. Vajzat e Uellsit realizuan dy herë në pjesën e parë brenda dy minutave. Nia Lewis zhbllokoi takimin në minutën e 40-të, ndërsa Ffion Bowen dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të. Me këto shifra përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nuk solli ndryshim në rezultat, pavarësisht insistimit të vajzave kuqezi.

Në pjesën e dytë trajneri Agustin Kola aktivizoi edhe Hasajn, Bushatin, Goskovën, Kadiollin dhe Gjonajn. Sfida tjetër e grupit Kazakistan–Ishujt Faroe u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”. Vajzat e Ishujve Faroe fituan me rezultatin 1-2 dhe të dy golat i realizuan në pjesën e parë me Tier (12 ) dhe Zakariasardottir (422 ), ndërsa vajzat e Kazakistanit ngushtuan diferencën në fundin e fraksionin të dytë, minuta 85, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Katran. Më datë 27 nëntor do të luhen edhe sfidat e dyta të këtij turneu.

Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet ndeshja Uells–Kazakistan, në orën 11:00. Ndeshjet e fundit të këtij turneu do të luhen më datë 30 nëntor në orën 14:00. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja Ishujt Faroe–Uells do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"