Futbollistët shqiptarë në modë, ofertë nga Rusia për mbrojtësin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 10:56

Futbollistët shqiptarë në modë, ofertë nga Rusia për mbrojtësin e Kamzës

Paqe mes Vangjel Zguros dhe drejtuesve të Kamzës. Mbrojtësi i ekipit blu është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të lojtarëve, ndërkohë që ishte pezulluar nga klubi për veprime antisportive në ndeshjen e barazuar 2-2 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Për më tepër, Zguro në atë ndeshje shkaktoi edhe një penallti.

Zguro

Megjithatë, gjërat tani janë sheshuar dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në këtë pikë të sezonit. Zguro do të jetë i gatshëm, por lajmi më i fundit ka të bëj me një ofertë nga Rusia që ka ardhur në klub për pogradecarin. Bëhet fjalë për klubin rus të Ligës së Dytë, Torpedo Moskë.

Nuk dihet nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Mësohet se trajneri i ekipit rus pëlqen mbrojtësin e majtë dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër. Ndërkohë, mungesa e madhe për ekipin e Ndreut do të jetë mbrojtësi Erlis Frashëri, i cili është pezulluar me katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.

Zguro222

Kamza është në një moment negativ dhe nuk njeh fitore që prej 1 muaji. Në 24 shkurt arriti të fitonte për herë të fundit në transfertën me Lushnjën dhe nga ai moment 3 humbje dhe 2 barazime. Ndeshja e ardhshme është e vështirë për ekipin e Ndreut, pasi përballë është Partizani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"