“Fushën pritet ta kemi gati në muajin mars ndaj Anglisë”, Administratori i stadiumit “Air Albania”: Sistemi i ri i ndriçimit është si i impianteve europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 17:46

“Fushën pritet ta kemi gati në muajin mars ndaj Anglisë”, Administratori i stadiumit “Air Albania”: Sistemi i ri i ndriçimit është si i impianteve europiane

Punimet po vijojnë intensivisht për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania”. Për këtë ka folur edhe administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri i cili gjatë një prononcimi për kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi se po punohet pçër rikthimin e fushës në gjendje optimale dhe për të qenë e gatshme për ndeshjen e muajit mars ndaj Anglisë e cila është e vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2022.

kedji tomorri

Sistemi i ndriçimit – “Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës.”

Fusha – “Mendoj që fusha do të jetë në gjendje mjaft të mirë, nuk mund të them në gjendje optimale, sepse koha është shumë e shkurtër në dispozicion para ndeshjes së marsit. Fusha do të kthehet në një gjendje të mirë sidomos në pjesën jugore të stadiumit, ku bie hija dhe llambat shërbejnë pikërisht për të rritur rrënjët e barit, pra për të krijuar një fushë më stabël edhe në atë pjesë.”

Tapedi hibrid – “Ne kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, procesi i ‘verti drain’, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një plan imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, që përdoret gjerësisht në stadiumet e mbyllura në Europë dhe më gjerë. Me vendosjen e tapetit të ri pastaj ne pretendojmë që këtu të luhen një numër akoma më i madh ndeshjesh, deri në dy ndeshje në javë pa u dëmtuar fusha.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"