Fushë me ngrohje për stadiumin e ri, ja si do të çmontohet “Qemal Stafa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2016 | 9:38

Fushë me ngrohje për stadiumin e ri, ja si do të çmontohet “Qemal Stafa”

Shembja e “Qemal Stafës” është në fazën finale. Është gjetur dakordësia e formulës së ndërtimit dhe tashmë pritet vendimi final i qeverisë shqiptare për shembjen dhe ndërtimin e impiantit të tij. qemal-stafa1Detajet

Për impiantin e ri, Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, ka bërë me dije në një dalje publike se fusha e impiantit të ri do të jetë me ngrohje, risi kjo për futbollin shqiptar dhe impiantet e ndërtuara deri tani në vendin tonë.

Shembja

Mirëpo, deri në ditën kur impianti ekzistues të shembet, ka elementë që janë të përdorshëm dhe me të cilët Federata Shqiptare e Futbollit do të “bëjë bamirësi”.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se shumë nga elementët e përdorshëm në këtë impiant nuk do të shemben së bashku me rrënojat e ndërtesës, që aktualisht është stadiumi kombëtar, por do të çmontohen për t’u vendosur në impiante të tjera. Sistemi i ndriçimit në këtë stadium do të postohet në Kukës, në “Zeqir Ymeri”.

Tapeti aktual i fushës, 2000 stola dhe tuneli i lëvizshëm që paraprin daljen e lojtarëve në fushë do t’i dhurohen ekipit të Erzenit. Ulëset e tifozëve janë një element i domosdoshëm për licencimin e një stadiumi që të jetë i përdorshëm për një ekip që luan në Kategorinë Superiore.

Në këtë mënyrë, rreth 16000 stolat e “Qemal Stafa”-s do të dhurohen nga qeveria e futbollit në vend, për disa stadiume me kapacitet të vogël në bashki të ndryshme, për ekipe të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Gjithashtu, elemente të tjerë të përdorshëm që do të çmontohen në stadium nga dhomat e zhveshjeve, tapeti i fushës dhe shumë e shumë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"