Fusha e “Loro Boriçit” në gjendje të keqe, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë kërkesë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 16:21

Fusha e “Loro Boriçit” në gjendje të keqe, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë kërkesë që…

Miqësorja e fundit mes Vllaznisë dhe Apolonisë në stadiumin “Loro Boriçi” ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve për pamjen që kishte marrë fusha. Në fakt, nuk është hera e parë që ndodh kështu gjatë viteve të fundit me tapetin dhe me sa duket problemi është te cilësia e barit që është mbjellë.

VLLAZNIA

Që prej shtrimit të tapetit, specialistët e fushës kanë lënë detyra që përveç mirëmbajtjes, duhet bërë edhe mbjellja e barit të ri çdo vit, kryesisht në muajin shtator.

Në këto kushte, drejtuesit e klubit Vllaznia kanë bërë kërkesën në bashki që të nisë sa më shpejt ky proces. Në momentin që fillon mbjellja e barit, stadiumi duhet të qëndrojë i mbyllur për afro një muaj. Kjo mund të penalizojë jo pak Vllazninë nëse rinis kampionati, pasi do të luante në fusha neutrale sa herë kalendari i rezervonte ndeshje në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"