Furtuna në Pukë, lojtari i Erzenit: Cikloni ishte i frikshëm, na bëri për spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 22:24

Furtuna në Pukë, lojtari i Erzenit: Cikloni ishte i frikshëm, na bëri për spital

Duhen edhe 63 minuta për të përcaktuar rezultatin e ndeshjes Tërbuni-Erzeni, e cila u ndërpre në minutën e 27-të për shkak të një stuhie të papritur me reshje shiu. Në atë moment udhëhiqte skuadra shijakase me rezultatin 2-1. Nga ana tjetër, futbollistët shijakas përjetuan një gjendje të vështirë, pasi tre lojtarë, Xhixhiua, Xhemalaj dhe Konduri patën një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore sa u detyruan të marrin ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

erzeni

Pikërisht për këtë atmosferë të krijuar në Pukë, Orian Xhemalaj, njëri prej tre të dëmtuarve, u shpreh: “Për aq minuta sa u luajtën, loja ishte mjaft korrekte nga të dyja skuadrat, por në mënyrë të rrufeshme koha u përkeqësua në maksimum, aq sa një ciklon i vërtetë i shoqëruar me rrebesh shiu dhe erë të fuqishme e detyroi këtë ndeshje të ndërpritej duke krijuar një situatë paniku si te futbollistët e të dy ekipeve, ashtu edhe te tifozëria. Ajo që spikati ishte se në këtë përkeqësim të kohës, 3 futbollistë të skuadrës sonë, unë, Xhixhiua dhe Konduri patëm një përkeqësim të menjëhershëm, saqë u desh ndërhyrje nga ndihma shëndetësore pranë spitalit të qytetit. Mustafa Xhixhiua ishte më i rënduari. Ndihma ishte e menjëhershme dhe profesionale. Kështu mbetet që pjesa tjetër e ndeshjes të zhvillohet në një datë të caktuar”, tha Xhemalaj. Fiqiri Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"