Ftesa e parë me Shpresat/ As Cikalleshi dhe as Sadiku, Mario Gjata zbulon kush është shembulli që kërkon të ndjekë nga Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 20:33

Ftesa e parë me Shpresat/ As Cikalleshi dhe as Sadiku, Mario Gjata zbulon kush është shembulli që kërkon të ndjekë nga Kombëtarja

Mario Gjata, po kalon një moment të mirë, në Kategorinë Superiore, me Apoloninë, pavarësisht se skuadra fierake renditet në vendin e fundit. Sulmuesi është pjesë për herë të parë e Kombëtares Shpresa, teksa foli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve duke u shprehur:

Gjata2

Si ndihesh kur je pjesë e Kombëtares U-21, por ndërkohë je pjesë edhe e skuadrës që renditet e fundit në kampionat? Çfarë ndjesie të jep?

Për skuadrën ku luaj aktualisht, Apolonia, ndihem pak i mërzitur për situatën, jemi në vend të fundit. Për pjesën e Kombëtares Shpresa, jam shumë i kënaqur, sepse kam marrë ftesën e parë nga U21 dhe është një kënaqësi e madhe për mua.

E shikon veten si një Cikalleshi i ardhshëm, apo Sadiku? Kush është shembulli që kërkon të ndjekësh?

Patjetër që për çdo lojtar Kombëtarja A është një ëndërr. Gjithashtu ëndrra ime është të luaj në Kombëtaren A. Sa për pjesën e lojtarit që pëlqej më shumë, besoj se është Bekim Balaj. Përshtatet me lojën time.

Si duket të jesh pjesë e këtij grupi?

Jam shumë me fat që jam pjesë e këtij grupi. Të gjithë lojtarët që janë këtu e meritojnë, si Ismajlgeci, Çelhaka, Cara që kanë marrë shumë minuta në ekipet e tyre dhe kanë bërë mirë. Ndihem me fat që jam këtu.

Cili është objektivi juaj personal?

Objektivi im tani është që Apolonia të qëndrojë në Superligë. Nëse kjo ndodh, atëherë pse jo, të provoj një eksperiencë të re jashtë shtetit.

Ngacmime me Ismajlgecin dhe Çelhakën për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës?

Ngacmime nuk kemi, por i them që nuk do ta kenë të lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"